Produktet tona
Swing, koncept i ri “një hap”
Mënyrë e re për interpretimin e mbështjellësit shrink (me tkurrje) duke krijuar një ndryshim të madh në estetikën dhe materialet e strukturës që i japin makinës jo vetëm imazh tejet elegant, por edhe implementim të nivelit cilësor dhe teknologjik të gjithë makinës duke optimizuar procesin e prodhimit.
Makineri e cilësisë së lartë plotësisht automatike “L” sealer
Për performancë të lartë në çdo fushë aplikimi, në çfarëdo dimensione produkti. Ideale për kërkesa për rendiment të lartë. Punon plotësisht automatikisht: e vetmja gjë që duhet të bëjë operatori është të vendosë produktet në transportierin ushqyes pasi një sistem photo eyes kontrollon të gjithë procesin e mbështjelljes vetë.
TP kur nevojitet më tepër automatizim
Në fakt e vetmja gjë që duhet të bëjë operatori është të vendosë produktin në film dhe ta lëvizë atë në zonën e ngjitjes, pasi pjesa tjetër e ciklit të punës ( ngjitja, heqja e produktit dhe transferimi brenda tunelit tkurrës) bëhet automatikisht. Ideale për rendiment mesatar deri të lartë prodhimi që duhet të mbështjellë një produkt të vetëm apo disa produkte. Ndërrim i lehtë i madhësisë sipas dimensioneve të produktit dhe formës së tij.
UNIK në llojin e vet
Leonardo është një robot që mbështjell paleta, në gjendje të zgjidhë me sukses çdo kërkesë në mbështjellje të ngarkesave të paletizuara apo jo, falë paisjeve innovative, të regjistruara dhe me teknologji të lartë . Ky robot vetëlëvizës, i perceptuar të mbështjellë ngarkesa të peshave e madhësive të ndryshme në cdo vend, ka dimensione të përgjithshme kompakte dhe peshë të reduktuar në mënëyrë që të trajtohet me lehtësi ( kjo bëhet dhe më e lehtë në sajë të një sistemi praktik ngasës me timon të pajisur me butona kontrolli) dhe mund të punojë në vetëm 75 cm rreth paletës që do të mbështillet falë sistemit ELECTRIC MANOEUVRING SYSTEM PAT dhe një sistem kompleks RROTULLIMI rreth paletës falë TOUCHING WHEELER (timonit prekës), i cili e mundëson të punojë në një zonë më të vogël pune krahasuar me robotët e tjerë.
Makinë mbështjellëse paletash e standarteve të larta
E fuqishme dhe kompakte që mund të ketë aksesor opsione të ndryshme sipas kërkesave specifike të mbështjelljes së paletave: për shembull mbështjellja e paletave me madhësi e peshë të madhe, mbështjellje e paletave jo të rënda e të paqëndrueshme etj. Ideale për përdoruesit që kanë për të mbështjellë numër të madh paletash.
Përdorim minimal, kapacitet maksimal
Gjatësia e pirunave 1150mm, gjerësia e pirunëve 550 mm, Pesha ngritëse 2500 kg.
Multifunksionalitet
Transpaletë dore me peshore me rrota najloni me gjatesi te pirunëve me 1150 mm gjerësi 540 mm dhe me mundësi për ngritje 2000kg. Me ekran tregues. Me / pa printim.
Automatike
Makineri automatike për lidhje me shirit plastik me gjerësi nga 8 në 15.5mm dhe rendiment 27 copë në minutë.
Gjysmë-automatike
Makineri gjysmë-automatike për lidhje me shirit plastik me gjerësi nga 6mm deri në 12 mm.
TP-502MH Genesis Hori
Kokë kompakte mekanike lidhëse. Lartësi e rregjistrueshme.Kontroll ndaj tensionit elektrik. Ndërprerësi rregjistrohet për kohën e ftohjes së ngjitjes. Lëvizje në 2 drejtime.
ME 100 - 500 HI
Pajisje termongjitëse për qese me gjerësi nga 100mm – 550mm gjerësi me trashësi ngjitje 2mm dhe 5mm.
ME 200 - 400 - CFN
Pajisje termongjitëse me gjerësi nga 200mm – 600 mm. Ngjit shumë shtresa plasmasi, qese me shtresë alumini, celofan kundër lagështisë.
Paisje ngjitëse e vazhdueshme
Pajisje e re e dizenjuar për qese të shkurtra me synim në gjerësinë apo trashësinë e ngjitësit, shpejtësi transportieri 0.12 metra /minute, trashësia e materialit deri në 0.4mm dhe mundësi gdhendje informacioni alfanumerik. Mund të zgjidhni vendosjen e qeses ushqyese brenda, në të majtë apo në të djathtë. Mundësi për të instaluar printer.
Skoç
Prej polipropileni apo pvc me film ngjitës me trashësi 25, 28 apo 32µ me mbulesë ngjitës termik (hot melt) apo ngjitës akrilik (acrylic), të tejdukshme apo me ngjyra. Të disponueshëm në rula nga 50 deri ne 990 metra dhe me gjerësi nga 9 deri ne 100 mm. Të përshtatshme për paketime të ndryshme. Mundesi per te printuar edhe logo mbi tenie, sipas kërkesës
Masking
Në dimensione nga 9 deri në 50 mm në gjerësi dhe gjatësi për rrotë deri ne 100metra. Me cilësi për përdorim të përgjithshëm apo të përshtatshme për lyerje makinash me rezistencë të lartë ndaj temperaturave.
Stretch film për makineri
Për përdorim në makina automatike dhe gjysëm automatike të mbështjelljes së paletave. Të disponueshme për krahë të qëndrueshëm 250-500-750 mm dhe në trashësi nga 17-20-23-25-30 e 35 Micron, transparent apo me ngjyra me elasticitet nga 100% deri ne 230% në varësi të specifikimeve dhe aplikimeve të makinerisë së paketimit.
Tkurrje
Për aplikime në industri për ambalazhim me tkurrje, me rezistencë të lartë, me një fletë apo dopio, me gjerësi nga 300 deri në 1600mm dhe me trashësi 13-15-19-20 e 30 micron. I përshtatshëm dhe për ambalazhim të ushqimeve në aplikime ku filmi nuk është në kontakt të drejtpërdrejtë me ushqimin.
Shirita plastikë
Polipropilen me gjerësi 5 deri 16mm e trashësi 0.35 deri 1mm, me diametër Ǿ62, 200/ 280 e 406. Poliester për rezistencë të lartë me gjerësi 9-12-16-19-25-32mm e trashësi 0.4 deri 1.27 mm. Mundësi për të printuar edhe logo mbi shirit, sipas kërkesës.
Kënde kartoni
Në variante dhe dimensione te ndryshme me trashësi nga 2mm deri në 10 mm, gjerësi nga 35 deri në 100mm dhe në gjatësi sipas kërkesës së aplikimit deri në 6 metra. Me ngjyrë të bardhë, kafe apo me ngjyra të tjera dhe mundësi printimi dhe mundësi për t’i veshur me polipropilen për të qenë të papërshkueshme nga uji.
Më shumë rreth nesh
Informacion rreth nesh
Tek VinaPack, ne jemi të përkushtuar për të ofruar zgjidhje të cilësisë së lartë për paketim që plotësojnë nevojat tuaja. Me vite përvoje, ekipi ynë është i angazhuar për ekselencë në çdo projekt.
Shërbimet tona
Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh për të mbështetur nevojat tuaja, duke përfshirë pjesët rezervë, shërbimin e riparimeve, dorëzimin e porosive, dhe konsulencën profesionale.
Kontakt
Nëse jeni duke kërkuar një partner të besueshëm për të përmirësuar proceset tuaja të paketimit, ne jemi zgjedhja e duhur për ju. Na kontaktoni për të mësuar më shumë rreth asaj se si mund të ndihmojmë biznesin tuaj të arrijë nivelin tjetër.