VinaPack

Sa i rëndësishëm është paketimi në shitjen e produktit

Për rëndësinë e cilesise në paketim flitet gjatë gjithë kohës, në këtë industri. Kompanitë e mëdha theksojnë rëndësinë e kombinimit të ngjyrave dhe krijimit të një paketimi që tërheq vëmendje siç mund të jete edhe rasti i paketimeve promocionale të produkteve. Edhe pse thuhet se nuk duhet të gjykohet një libër nga kopertina ose një person nga pamja e jashtme, ne e bëjmë këtë gjatë gjithë kohës. Në të njëjtën formë vlerësohet edhe një produkt nga paketimi.

Por, sa ka rëndësi kualiteti i paketimit në gjithë këtë histori?

Sa diskutohet?

Sa ndikon në shitje?

Sa ja shton vlerën produktit?

Gjatë viteve të fundit, kërkesa për paketime cilësore është rritur dukshëm. Paketimi është përfaqësuesi i parë i produktit dhe kontakti i drejtpërdrejtë më dorën e klientit. Kjo është vetëm një nga arsyet pse duhet të kujdesesh për mënyrën që zgjedh ta paketosh produktin.

Ja edhe dy arsye tjera:

Produkti duhet të arrijë i sigurt në duart e blerësit.

Nuk ka nevojë ta theksojmë sa i rëndësishëm është cilësia ose raporti çmim/cilësi, ndaj është e domosdoshme që produkti ta ruajë atë deri sa arrin tek klienti. Për këtë arsye, nuk guxojmë ta anashkalojmë rëndësinë e paketimit. Nëse është fjala për produkt ushqimor, duhet t’i kushtojmë kujdes të shtuar. Besimi i humbur njëherë vështirë rikthehet.

Produkti promovohet përmes paketimit

Një paketim cilesor bën që marka të veçohet në raftet e dyqanit, kur është afër produkteve të kategorisë së njëjte. Ai do të kapë vëmendjen dhe do të arrijë më lehtë në shportë. Pas kësaj, njerëzit në të shumtën e rasteve e lidhin cilesinë  e produktit me atë të paketimit dhe kështu i marrin vendimet e blerjes.

Për më tepër, edhe tregëtaret e shitjes me shumicë në Shqipëri apo dhe jashtë saj vlerësojnë cilësinë e produkteve që eksportohen nga mënyra e ambalazhimit dhe cilësia që ruajnë ato gjatë transportit.

Të gjithë jemi dëshmitarë të asaj se konkurrenca po rritet çdo ditë më shumë. Të gjithë janë në kërkim të mënyrës më të mirë për të krijuar besim dhe për t’i rritur shitjet. Paketimi cilësor është në fillim të listës. Shumë kompani tregojnë se paketimi është po aq i rëndësishëm sa produkti, kur vjen puna tek shitjet. Kjo sepse ai e prezanton te gjithë kompaninë.

Ke vendosur të komunikosh me klientët potencial përmes paketimit cilësor?

Ne besojmë që kjo është mënyra më e mirë.

Na trego për çfarë produkti e ke fjalën dhe ne do të të ndihmojmë per zgjidhjen më të mirë. Vinapack ofron paisje paketimi të kapaciteteve të ndryshme për cilësi speciale dhe efikasitet ekonomik, duke nisur nga ato për ngjitje me termotkurje, ngjitje manuale apo dhe lidhje me shirita,  e jo vetëm kaq. Mund të krijojmë materiale ambalazhimi për paletën me logon tuaj për t’u dalluar në sytë e klientëve dhe për të krijuar imazh shumë cilësor.

Mos harro, një paketim i mirë është “premtim” se produkti është cilësor gjithashtu. Kjo është mënyra si perceptohet dhe kjo është ajo që e bën klientin të lumtur. Ne e dimë se një klient i lumtur kthehet ndaj të rekomandojmë të kujdesesh deri në detaje për këtë pjesë thelbësore të suksesit. Nëse dëshiron të përmirësosh paketimin e produkteve të tua, sigurinë e tyre gjatë transportit, të kesh brandin tënd dhe mbi materialet e  paketimit, të krijosh paketime proocionale apo cdo gjë tjetër lidhur me paketimin, mjafton të na kontaktosh dhe ne do të japim zgjidhjen e duhur.

Artikuj që mund t'ju interesojnë